Flash News

KRYESORE

Video emocionuese, infermjerja e të prekurve nga koronavirusi i jep "përqafimin nga ajri" së bijës

Video emocionuese, infermjerja e të prekurve nga koronavirusi i jep

Kina është gjunjëzuar nga "koronavirusi" i cili çdo ditë e më shumë po merr jetë njerëzish me dhjetëra mijëra po infektohen.

Një nga sajtet kineze të lajmeve " China Xinhua News" ka publikuar një video e cila është shumë emocionuese.

Një infermiere e cila është në një nga spitalet ku po mbikëqyren të infektuarit me koronavirus, në provincën "Henan" ka "përqafuar" të bijën nga larg. "Përqafim nga ajri" shkruan faqja.

Vajza: Mami

Mamaja: Ji mirë

Vajza: Mami më mungon shumë.

Mamaja: Mami po lufton "monstrat" (përbindëshat). Do të kthehem në shtëpi sapo të mposhtim virusin.

Mamaja : Ji mirë.

Liu Haiyan mund t`i jepte të bijës vetëm një përqafim nga distanca që të kurajonte atë.

Nënë e bijë nuk mund të kenë kontakt direkt, kështu që vajza e infermierës i le ushqimin në tokë.

Mamaja pasi merr ushqimin i thotë së bijës:

"Do të vi dhe do të jemi bashkë sapo të fitojmë luftën," dhe më pas ikën duke ia bërë me dorë nga larg.

Kjo video ka marrë gati një milionë shikime dhe mbi 20 mijë shpërndarje s dhe është komentuar pafund duke u solidarizuar me dhimbjen dhe momentete e vështira që po kalon Kina me një prej viruseve që është kthyer në një shqetësim në gjithë planetin pasi disa raste janë evidentuar edhe në kontinentet e tjera ku edhe ka pasur viktima.

Të fundit