Flash News

KRYESORE

Video/ “Ende pa u hapur zyrtarisht fushata, Bashkia e Tiranës shkel ligjin elektoral”

Video/ “Ende pa u hapur zyrtarisht fushata, Bashkia e Tiranës shkel

Këshilltari i PD, Akil Kraja në Këshillin Bashkiak të Tiranës publikon një video, përmes së cilës tregon se si po shkelet hapur ligji elektoral, ende pa u hapur zyrtarisht fushata.

Sipas Krajës, posterat e vendosur nëpër Tiranë shkelin Kodin elektoral në dy aspekte.

Reagimi:

Tiranë: Filluan shkeljet e ligjit elektoral !

Ende pa u hapur zyrtarisht fushata elektorale, Bashkia Tiranë dhe stafi i turbulluar i LaliErit shkelin me dy këmbë ligjin elektoral.

Posterat në video janë thirrje për të marrë pjesë në takimin e Partisë Socialiste të dt. 23 mars, ku do të prezantohet lista e Këshilltarëve Bashkiak Tiranë.

Këto postera shkelin Kodin elektoral në dy aspekte:

Neni 77

"Fushata zgjedhore fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve dhe

përfundon 24 orë para datës së zgjedhjeve."

Neni 79

"1. Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore cakton, në mënyrë

të drejtë dhe të paanshme, vendet publike për afishimin e

materialeve propagandistike.

2. KQZ-ja miraton, me udhëzim të veçantë, kriteret për

përzgjedhjen e këtyre vendeve.

3. Çdo afishim i materialeve propagandistike jashtë vendeve

publike të autorizuara sjell heqjen e tyre nga organet e zbatimit të

ligjit, në varësi të njësisë qeverisjes vendore."

Përderisa fushata nuk është hapur zyrtarisht, kjo është një shkelje e hapur e ligjit ndërkohë që vendosja e tyre vend e pa vend, jo vëtëm dëmton hapësirën publike duke shëmtuar e dëmtuar fasadat e pallateve të kryeqytetit, por dhe dëshmon sesi Bashkia shkel ligjin që supozohet të zbatojë vetë...

Pa filluar zgjedhjet, dhe ja sesi pushteti ju rikthye zakonit të vjetër : atë të shkeljes së ligjit elektoral, atë të manipulimit të elektoratit...

Ndërkohë që përgëzoj qytetarin që ka zbatuar ligjin duke i hequr posterat ilegale të Bashkisë Tiranë, i bëj thirrje KQZ-së të shprehet mbi këtë rast i cili konfirmon cdo qëndrim të opozitë se në situatën aktuale nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.

Të fundit