Flash News

KRYESORE

Video/ Eni Vasili-ish-deputetit të PD: Do të nxjerr jashtë në qoftë se vazhdon kështu

Video/ Eni Vasili-ish-deputetit të PD: Do të nxjerr jashtë

Incidenti i ndodhur me gazetarin e Top Channel ku disa banorë të Astirit, ditën kur ndërhyri IKMT për shembjen e banesave,  i hodhen nga dora mikrofonin është kthyer në një pikë debati mes ish deputetit të PD, Klevis Balliu dhe moderatores Eni Vasili në emisionin e drejtuar prej saj ‘Open’.

“Pse ia merrni mikrofonin një gazetari, pse e dhunoni kur ju vetë nuk doni të jeni të dhunuar”, u është drejtuar Vasili disa prej banorëve të Astirit, të pranishëm në studio, por ndërhyrja e herëpashershme e Balliut ka bërë që Vasili t’i kthehet me tone të ashpra.

“Klevis do më lësh të lutem të drejtoj emisionin , ose do të nxjerr jashtë në qoftë se vazhdon kështu”, i tha moderatorja, ndërsa ish deputeti vijoi duke thënë se “Ky është muhabet kot, nuk u dhunua gazetari, por mikrofoni”.

Ndiq debatin në video:

Të fundit