Flash News

KRYESORE

VIDEO/ Erjon Braçe me tone të ashpra Ilva Tares: Dëgjo njëherë pastaj ndërhy! Po negociohet për tarifën e "Rrugës së Kombit"

VIDEO/ Erjon Braçe me tone të ashpra Ilva Tares: Dëgjo

Deputeti i PS-së Erjon Braçe, në një intervistë për Ora News, i është përgjigjur me tone të ashpra gazetares Ilva Tare. Teksa ajo e pyet për koncesionin e “Rrugës së Kombit” dhe tarifën prej 5 eurosh, Braçe i kërkon gazetares të mos ndërhyje. “Në qoftëse dëgjon nuk ndërhyn; dëgjo njëherë dhe pastaj ndërhy”, është shprehur Braçe.

Më tej ai është shprehur se kryeministri Rama po negocion sa i përket tarifës së “Rrugës së Kombit”.

“Sot është tamam në kohën ku po negociohet sipas neneve të qarta në kontratë dhe sot jemi në kohën kur qeveria dhe kryeministri vetë po negocion me kompaninë koncesionare pikërisht mbështetur në nenet.  Zgjidhja është kjo që po negociohet dhe me kompaninë në bazë të neneve të kontratës.

Po negociohet që përdoruesit e shpeshtë të rrugës duhet të marrin një dokument, një abone, një tarifë të reduktuar për këtë gjë.

E para dhe mbi të gjitha përdoruesit e shpeshtë të rrugës do operojnë me një abone me tarifë të reduktuar. E ka thënë kryeministri që ditën e parë.  E dyta, është pjesa e kompensimit që do t’i vihet në dispozicion kontraktorit, palës publike në marrëdhënien koncesionare me kompaninë për tu kompensuar çdo njeri që preket nga tarifa e vendosur në rrugë. Së treti po negociohet dhe natyrisht kam marrë informacion edhe pas seancës në komision  se po negociohet për të gjithë banorët rreth e qark autostradës që duan hyrje dhe dalje në autostradë për të patur aksesin për të shkuar në shtëpitë e tyre.

Transporti urban me autobus apo me mjete të tjera të lincesura duhet të përjashtohet. Ky është standardi gjerman dhe këtë i kam kërkuar sot edhe ministrit të ekonomisë që është pjesë e tavolinës së negociatave”, u shpreh Braçe teksa shton se nuk është dashnor i dhunës dhe se të gjithë që dhunojnë do të ndiqen penalisht.

Video- Minuta 36

Të fundit