Flash News

KRYESORE

Video/ Eurovision 2018 do të mbahet mend si viti i shqiptarëve; momentet më të bukura kur ata flasin për Shqipërinë

Video/ Eurovision 2018 do të mbahet mend si viti i shqiptarëve;

Eurovision Song Contest 2018 do të mbahet mend si viti i shqiptarëve , pasi pjesëmarrja e Eugent Bushpepës, Ermal Metës dhe Eleni Fureires ka bërë shqiptarët të gozhdohen pas çdo performance e interviste të tyrë që të kapin çdo gjë që thonë për Shqipërinë.

Përveç kësaj, edhe gazetarët që kanë qenë gjatë gjithë kohës me intervista me konkurrentët e Eurovizion, e kanë përmendur më shumë se kurrë Shqipërinë dhe prejardhjen e këngëtarëve që përmendëm më sipër.

Në shumë intervista përmendej origjina e Elenit dhe Ermalit si dhe se sa entuziastë janë shqiptarët për këtë treshe fantastike që konkurron këtë vit, duke përfaqësuar tre shtete të ndryshme.

Por jo vetëm kaq, mediat e huaja kanë përmendur në çdo shkrim të tyre lidhjen e këngëtarëve me Shqipërinë dhe madje disa media britanike përmendën dhe faktin se si grekët “ofenduan” Elenin dhe shqiptarët për simbolin e shqiponjës që bëri bukuroshja nga Fieri me Eugent Bushpepën.

Pritshmëritë që të tre këngëtarët, Eugenti, Ermali dhe Eleni të vlerësohen në këtë festival janë shumë të mëdha pasi janë tre këngëtarët më të përfolur të Eurovizion. Gjithsesi sido që të shkojë votimi (që ne e dimë që ndikon dhe gjeopolitika në votimet e jurisë), ne jemi krenarë për të tre, ashtu siç ata janë krenarë që janë shqiptarë.

Më poshtë keni disa nga momentet kur ata përmendin Shqipërinë dhe krenarinë që janë shqiptarë.

“Gazetari: Shqiptart në gjithë botën janë pas teje. Çfarë do të thotë kjo për ty?

Eleni: Është bukur, dhe është bukur gjithashtu që jam rritur në Greqi gjithashtu, dhe që po përfaqësoj Qipron gjithashtu. Po përpiqem të tregoj këtë mesazh në skenë”

“Gazetari: Dua të të pyes një pyetje serioze sepse e dimë që familja jote e ka lënë Shqipërinë gjatë luftës civile. Ti ke parë të mirën dhe të keqën e njerëzve, çfarë mund të na thuash për të?

Eleni: Nuk mund të flasim për të mirën, të keqen apo racizmin. Është situata që i bën njerëzit ashtu. Ka qenë shumë e vështirë për mua të lija Shqipërinë e të nisja nga e para por kjo më ka bërë ajo që jam sot dhe pse kam luftuar shumë. Jam shumë e lumtur që jam shqiptare, jam shumë e lumtur që jam rritur në Greqi dhe jam shumë e lumtur që po përfaqësoj Qipron. Pra, muzika lidh njerëzit dhe vendet.”

“Gazetari: Ti ke lindur në Shqipëri dhe shqiptarët janë shumë të entuziazmuar që ti je në Eurovision. A e ndjen këtë dashuri?

Ermali: Po, e kam ndjerë këtë dashuri. Kam jetuar atje 37 vite më parë dhe e kam lënë 24 vite më parë. Dhe kur ke rrënjë të forta dhe kudo që të rritesh ato rrënjë janë aty.”

Gazetari: Ti je shqiptar, dhe shumë shqiptarë në të gjithë botën janë shumë të lumtur për ju dhe që jeni tre shqiptar në finale. A ke pasur ende mundësi të takohesh me Elenin?

Ermali: Po jam takuar me Elenin, para dy ditësh. Ajo është një këngëtare e mirë dhe shumë seksi. Ajo po rri në hotelin tim, nuk i dihet asnjëherë.

Ndërkohë që vazhdon me rrëfimin për historinë në Shqipëri, gjatë kohës që jetonte në Fier, Ermali ka treguar se duke qenë se ai është larguar nga Shqipëria pak më i madh se Eleni mban mend çdo gjë.  Dhe gjithashtu ka treguar që e ka marrë malli të kthehet në qytetin e tij.

"Gazetari: Doja të të pyesja për dy shqiptarët e tjerë në Eurovizion?

Eugent: Eleni dhe Ermali janë nga Fieri, nga Shqipëria.

Gazetari: Jeni njohur akoma? Jeni takuar?

Ermali: Po, jam takuar me Elenin para dy ditësh. Ishte hera e parë që po e takoja dhe ishte fantastike. Është shumë e talentuar dhe jam shumë i lumtur që e njoha

Ndërkohë, ka shumë momente të tjera kur të tre këngëtarët pyetën dhe flasin për Shqipërinë por ju sollëm në vëmendje disa nga momentet më interesante gjatë gjithë periudhës së tyre në Lisbonë, në Portoguali.

Ata tashmë janë takuar të tre me njëri-tjetrin dhe kanë publikuar foto edhe në rrjetet e tyre sociale duke i dhënë mbështetje njëri-tjetrit.

 

Të fundit