Flash News

KRYESORE

Video/ Fermerët e Myzeqesë hedhin lakrat në rrugë, kanë një mesazh për qeverinë

Video/ Fermerët e Myzeqesë hedhin lakrat në rrugë, kanë

Banorët e 16 fshtarave të Myzeqesë protesuan për një sërë problemesh që nga mosshitja e prodhimit e deri tek kushtet sociale.

Në kryqëzimin e rrugës nacionale Lushnje-Berat, protestuesit treguan se si u shkon dëm prodhimi. Për banorët e Fier Sheganit, bujqësia është halli kryesor. Një pjesë e tyre kanë hedhur në mënyrë demostrative lakrën në mes të rrugës, pasi po e shesin nën kosto.

Banorët kërkojnë një jetë me dinjitet pasi taksat i paguajnë ndërkohë që shërbimet, për të pasur rrugë, kanale vaditës dhe kujdes shëndetësor, nuk i marrin nga shteti. Problem për këtë banor të Urës Vajguore është çështja e mbeturinave.

Një tjetër protestë është lajmëruar javën e ardhshme nga prodhuesit e Myzeqesë, kundër kritereve të skemave subvencionale, pasi pjesa më e madhe e tyre janë skualifikuar pas aplikimit./Top Channel/

Të fundit