Flash News

KRYESORE

Video/ Fevziu ndryshon papritur temën e emisionit; kishte ftuar ministrin Bushati por diskuton për njohjet në internet

Video/ Fevziu ndryshon papritur temën e emisionit; kishte ftuar ministrin

Në emisionin e së martës, gazetari Blendi Fevziu njoftoi se të mërkurën do të kishte të ftuar në “Opinion” Ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushatin për të diskutuar rreth vendimit të Komisinit Evropian për hapjen e negociatave.

“Debati për raportin e Komisionit Evropian do ta kemi nesër në mbrëmje [e mërkurë]. Do të jetë Ministri i Jashtëm i shoqëruar nga një përfaqësues i Partisë Socialiste, dy përfaqësues të Partisë Demokratike dhe një përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Deri tani kemi të konfirmuar ardhjen e Ditmir Bushatit dhe Elisa Spiropalit nga PS-ja, Klajda Gjoshëm nga LSI-ja dhe po presim edhe një përfaqësues nga Partia Demokratike”, u shpreh Fevziu.

Megjithatë, çuditërisht të mërkurën nuk u diskutua për negociatat, por u fol për temën: “Nga shkuesia te njohjet online”, ku te ftuar ishin: Gent Zenelaj (emisioni Stop), Ermal Hasimja (politolog), Suzana Goxholli (ekonomiste), Antigona Sejdiu (Miss Kosova), Rudina Dembacaj (aktore) dhe Arjon Muça (model).

Raste të tilla kanë ndohur edhe në të kaluarën, por kur bëhej fjalë për zhvillime të papritura dhe me rëndësi të veçantë për opinionin publik.

Njoftimin e gazetarit e shikoni në videon e mëposhtme duke filluar nga minuta 2:56:  

https://www.youtube.com/watch?v=sDF4QZusBRc

Të fundit