Flash News

KRYESORE

Video/ Fieri zona më e goditur nga përmbytjet, Rama krenohet me 200 m rrugë festive, komentuesi i kujton varfërinë

Video/ Fieri zona më e goditur nga përmbytjet, Rama krenohet me 200 m

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm, me një video propagandistike, nga të cilat nuk heq dorë edhe ditët e fundit të vitit, në atmosferën e festave, që më shumë mbetet e tillë për pushtetarët, se sa për qytetarët, fuqia blerëse e të cilëve ka rënë ndjeshëm këtë vit sipas statistikave zyrtare.

“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje festive të rilindjes fantastike urbane në Fier, ju uroj një të shtunë të qetë”, - shkruan Rama në diçiturën e një videoje, ku duken rreth 200 metra rrugë e dekoruar për festa në qytetin në jug të vendit.

Fieri, ka qenë zona më e goditur nga përmbytjet sivjet dhe qeveria nuk ka arritur t’i japë zgjidhje situatës, që nga zgjerimi i shtratit të lumit, e deri te tonelatat me plehra, që derdhen çdo vit në të.

Përpos kësaj, “Rilindja” është mjaftuar me kujdesin estetik të pak metrave rrugë në qendër të qytetit.

Komentuesi “Leksi Milano”, i kujton Ramës “Mirmengjesi z Rama merru pak me fukarejte çoje ndihmën ekonomike, kontrollo sipërmarrësit për rrogat e punëtorve që janë nga 3 a 4 muaj pa i marr. Zbukurimet janë të bukura po pa buke në bark janë kot”.

Stafi i kryeministrit është kujdesur që ta fshijë menjëherë këtë koment dhe të lërë vetëm komente të tipit “Mirëmëngjes o boss, ndaja mirë Sulltan”, etj./Politiko.al

 

Të fundit