Flash News

KRYESORE

Video/ Fitoi betejën me COVID-19, Erind Cara: Unë u shërova, por shoku im i dhomës nuk i`a doli

Video/ Fitoi betejën me COVID-19, Erind Cara: Unë u shërova, por

Erind Cara është një i ri, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin Infektiv në Tiranë dhe po përballet me koronavirusin. Ai tregon se tashmë është mirë dhe e “ka fituar betejën me sëmundjen”, por tregon se humbi miq gjatë kësaj beteje, ndërsa thotë se për të fituar këtë “luftë” duhet kontributi i të gjithëve.

“Sot pas 10 ditësh në terapi në Spitalin Infektiv në QSUT dhe pas rezultatit të dy testeve të që rezultuan negative ndaj COVID-19, mund të them që betejën time e fitova dhe po kthehem në shtëpi i qetë dhe më shëndet të plotë. Por humba dhe miq të cilët i njoha gjatë kësaj beteje që nuk ja dolën, dhe pse luftuan deri në frymën e fundit bashkë me mjekët e infermierët. Të dashur miq: unë fitova betejën me COVID-19, por për të fituar luftën duhet kontributi i të gjithëve ne. nuk kërkohet asgjë e jashtëzakonshme në këtë luftë, por vetëm një gjë, që të gjithë kur nuk e kemi e duam aq shumë: të qëndrojmë në shtëpi dhe të kalojmë kohë me familjarët tanë”, shkruan Cara.

Më tej ai tregon dhe historinë e pacientit nga Kavaja, që e pati shok dhome tek infektivi, i cili humbi jetën nga koronavirusi. Cara shprehet: “Dy fjale për ata që mendojnë se ky virus është diçka pa rëndesi! Qëndroni ne shtëpi! Ky virus nuk të jep një mundësi të dytë. Shoku im i dhomës ishte një djalë i ri, që nuk kishte asnjë sëmundje të mëparshme, kishte një familje të mrekullueshme, nuk i mungonte asgjë, por ky virus i rëndoi shëndetin. Një frymëmarrje të thellë thjesht kërkonte! Luftoi, luftoi deri në frymën e fundit sepse ishte larguar pa u përshëndetur me askën, kishte ardhur se nuk ndjehej mirë, siç mund të jemi secili nga ne. por mbrëmë ai u dorëzua, nuk i`a doli dot, la çdo gjë mbrapa dhe koronavirusi e mori pa mëshirë edhe pse ishte i ri dhe i shëndetshëm. Prandaj, qëndroni në shtëpi”, shkruan ndër të tjera Cara.

https://www.facebook.com/erind.carajudo/videos/10217125326752502/?__xts__[0]=68.ARAHQknrxDfXRbWXJTZW3qknJZsUCBmnS8Rvfo91FHNY5OktIHK1HxVRksQnn6yg5HkRs_2EcraRIbVE0hztcCrTnzpkeKA1CdvEodz1PEsxRHQWQUGHYWDN-oDZrh89HQKMLZE2-cg7j0sEFJO1lKQ8Kj6Nwwp0FjVe12d8gjxF_5HE_EMmp2-6kVWQ7a5bK_9mrVMvuvPziHYIAqf65BxRnQXsoLYw5oAZKjs5xu3CC4xqnzbEstWiDhYhkAg1zGIH0P7NdEIgRveyySjatSVyVx-Sb-nZfTj5pEKNjmY&__tn__=K-R

Të fundit