Rreth 300 të ftuar të përzgjedhur mes politikës, artit, televizionit dhe biznesit ishin aty për tu njohur nga afër dhe për të krijuar kontakte, me qëllim promovimin e traditave të të gjitha trevave shqiptare.
Shqiptarët u bënë bashkë nën petkun e sharmit dhe elegancës. Të ftuarit shoqëroheshin nga zonjushat e veshura me motive tradicionale.
Pjesë e këtij eventi ku nuk mungoi kamera e “Jo vetëm modë” ishte edhe grimieri i famshëm i Kim Kardiashian, Mario.
Ai foli shqip gjatë eventit dhe tregoi se nëna e tij ka folur gjithnjë shqip në shtëpi.
Mario tregon se nuk i ka mësuar Kim Kardashianit të shajë në gjuhën tonë, pasi kur mërzitet me të e shan në shqip.
“E shaj kur mërzitem dhe nuk dua që ajo të dijë se çfarë i them”, tha grimieri. /klantv/