Flash News

KRYESORE

VIDEO/ Fluturojnë deri në 175 km/h dhe të dehur në timon, policia publikon ndëshkimet ekstreme

VIDEO/ Fluturojnë deri në 175 km/h dhe të dehur në timon,

Policia rrugore ka njoftuar ditën e sotme se ka vijuar kontrollet gjatë natës për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor dhe ka marrë  masa ekstreme.

Mësohet se janë pezulluar të paktën 22 leje drejtimi, ndërkohë që dy drejtues mjetesh kanë përfunduar në pranga pasi kanë qenë të dehur në timon.

“Nga konstatimet, evidentohen akoma drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë, duke rrezikuar veten dhe të tjerët, me shpejtësi që varjojnë nga 141 km/h – 175 km/h, e mjaftueshme për të shkaktuar tragjedi në rrugë, në rast aksidenti rrugor.

Nga verifikimet ne terren, deri në këto momente janë pezulluar 16 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, 6 të tjera për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit si dhe 2 drejtues mjetesh të arrestuar në kushtet e flagrancës për drejtim mjeti në gjendje të dehur”, ka njoftuar policia, teksa publikon videon e mëposhtme.

Të fundit