Flash News

KRYESORE

Video/ Franca mund pastër Uruguajin, golat e Varane dhe Griezman çojnë “gjelat” në gjysmëfinale

Video/ Franca mund pastër Uruguajin, golat e Varane dhe Griezman

Franca ka mposhtur Uruguain me rezultatin 2-0 në ndeshjen e parë çerekfinal të Botërorit duke prerë biletën për më tej.

Golat e Varane dhe Grizman i siguruan kualifikimin “gjelave” që do të presin të qetë fituesin e çiftit Belgjikë-Brazil.

Mbrojtësi i Realit kaloi në avantazh francezët në minutën e 40-të, pas një gjuajtje më kokë, ndërkohë që Grizman, dyfishoi rezultatin pas gafës së Muslerës, të cilit i shpëtoi topi nga duart.

Ekipi i Deshamps do të përballet me fituesin e çiftit Brazil – Belgjikë; ndeshje e cila do të luhet në orën 20:00 në ‘Kazan Arena’.

Formacionet zyrtare:

Uruguai: Muslera, Jimenez, Godin, Kaseres, Bentankur, Nandez, Torreira, Veçino, Laksalt, Suarez, Stuani

Trajner: Tabarez

Franca: Loris, PAvard, Varane, Umtiti, Hernandez, Pogba, Toliso, Kante, Griezman, Xhirud, Mbape

Trajner: Deshamp

Francë: Varane 40'

Francë: Griezman 61'

Të fundit