Flash News

KRYESORE

Video/ Frika nga coronavirus, ministri refuzon t’i shtrëngojë dorën Angela Merkel, si reagon kancelarja

Video/ Frika nga coronavirus, ministri refuzon t’i shtrëngojë

Frika nga infektimi me coronavirus, raste që janë evidentuar tashmë edhe në Gjermani, ka bërë që ministri i Brendshëm i Angela Merkel të refuzojë t’i shtrëngojë asaj dorën.

Horst Seehofer refuzoi dorën e shtrirë të kancelares gjatë një samiti në Berlin. Merkel e ‘kapi situatën’ dhe e tërhoqi më pas dorën, situatë që e kaloi duke qeshur.

"Kjo është gjëja e duhur për të bërë," tha ajo teksa zuri vendin, moment që shkaktoi të qeshura edhe tek të ftuarit.

Seehofer kishte thënë për mediat gjermane se ai kishte ndaluar të shtrëngonte duart e njerëzve, duke shtuar se shpresonte se një vaksinë do të gjendej brenda disa muajsh.

I pyetur nëse Gjermania do të arrinte deri në pikën sa të mbyllte aksesin në qytete ose rajone, ai tha se "një skenar i tillë do të ishte zgjidhja e fundit".

"Vlerësoj se një vaksinë do të jetë në dispozicion deri në fund të vitit," i tha ai gazetës Bild.

Të fundit