Flash News

KRYESORE

Video/ Fushata apo puna në Portokalli, çfarë e ndaloi Gaz Pajën të mos bëjë muaj mjalti? Rama e vë në siklet

Video/ Fushata apo puna në Portokalli, çfarë e ndaloi Gaz

Në kafen e mëngjesit, të zhvilluar me disa kandidatë për Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe banorët e Njësisë Nr. 5, ishte dhe Gaz Paja. Aktori i humorit është martuar para disa javësh por puna nuk e ka lejuar të bëjë muaj mjalti.

Rama e ka pyetur Gazin për martesën, se si po ecën me gruan dhe nëse e ka bërë muajin e mjaltit duke qenë se janë një çift i ri.

Edi Rama: Çkemi mo, si po ecën martesa?

Gaz Paja: Ja ashtu, atë po flisnim për punën e mjaltit.

Edi Rama: Po si po ecën?

Gaz Paja: Mirë po duket.

Edi Rama: Muajin e mjaltit e ke protesta?

Gaz Paja: Jo muajin e mjaltit jam në punë.

Erion Veliaj: Gazi bën këtë turin e “Portokallisë” nëpër qytete gjatë verës.

Edi Rama: Domethënë nuk e ke ndërprerë, pavarësisht se u martove.

Gaz Paja: Jo jo.

Edi Rama: Po gruaja ç’a thotë?

Gaz Paja: Përpiqet të ambientohet.

Në fakt, Gazi po angazhohet shumë me fushatën e PS-së dhe nuk mund të dimë nëse arsyeja e vërtetë e anulimit të muajit të mjaltit është Portokollia apo fushata politike e PS-së.

Të fundit