Flash News

KRYESORE

Video/ Futbollisti brazilian prezantohet në Turqi, presidenti e ngatërron me modelen Adriana Lima

Video/ Futbollisti brazilian prezantohet në Turqi, presidenti e

Klubi i Bursasporit para disa ditësh kishte arritur akordin me lojtarin Allano Lima dhe sot ishte dita që ai do të prezantohej nga kreu i klubit. Deri këtu gjithçka është normale.

Megjithatë, kur po prezantohej në konferencën zyrtare për shtyp, presidenti Ali Ay duket se e kishte mendjen tek supermodelja braziliane Adriana Lima, saqë tha edhe emrin e saj në gjatë prezantimit, në vend të thoshte emrin e futbollistit brazilian.

Gafa e tij shkaktoi mjaft ilaritet tek gazetarët ndërsa është kthyer në 'hit' në internet.

Në videon e mëposhtme mund të ndiqni gafën e presidentit:

https://www.youtube.com/watch?v=KQgMcB-PiGY

Të fundit