Flash News

KRYESORE

Video/ Futbollisti i njohur i Liverpulit humb ndjenjat në fushë, si i shpëton jetën shoku i skuadrës

Video/ Futbollisti i njohur i Liverpulit humb ndjenjat në fushë, si i

Ndeshja e mbrëmshme Tajlandë- Sllovakisë për pak sa nuk ka përfunduar në një tragjedi të radhës në futbollin ndërkombëtar. Martin Skrtel, ish-mbrojtësi i Liverpulit, ra pa ndjenja në fushën e blertë, pas u godit fuqishëm nga një top gjatë lojës.

Menjëherë i erdhi në ndihmë shoku i skuadrës,  Milan Skriniar, pasi siç duket edhe nga video, Skrtel i ikën gjuha, duke i rrezikuar jetën.

Po ashtu, në rikthimin e tij në gjendjen e mëparshme asistuan edhe mjekët e emergjencave të tilla. 33-vjeçari, i cili aktualisht është pjesë e Fenerbahçes në kampionatin turk e kaloi shumë shpejt këtë situatë të vështirë dhe aktualisht është në gjendje të mirë shëndetësore.

Të fundit