Flash News

KRYESORE

Video/ Futet të vetëmbytet në det, punonjësi i policisë i shpëton jetën 40-vjeçares në Vlorë

Video/ Futet të vetëmbytet në det, punonjësi i policisë

Një grua është shpëtuar nga një punonjës policie, pasi po tentonte të vetëmbytej në det. Ngjarja ndodhi të enjten pasdite në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë. Punonjësit e një patrulle policie, kanë konstatuar se një grua ishte futur me rroba në det dhe po shkonte drejt thellësisë.

“Menjëherë, njëri nga punonjësit e Policisë, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Vlorë është futur në ujë dhe ka bërë të mundur nxjerrjen e 40-vjeçares në anë të detit dhe ka njoftuar autoambulancën për ta shoqëruar për në spital.

Në momentin që punonjësi i Policisë e ka nxjerrë  nga uji, zonja ka tentuar sërish të futet në ujë dhe punonjësi i Policisë është munduar që ta ndalojë, por zonjës i ka rënë të fikët. Punonjësit e Policisë e  kanë dërguar menjëherë në spitalin e Vlorës dhe pas ndihmës së parë mjekësore, 40-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në komunikatën e policisë. Janë të paqarta motivet që e kanë shtyrë gruan të futet në ujë duke tentuar dhënien fund jetës.

https://www.facebook.com/policiavlore.gov.al/videos/226142971819057/

Të fundit