Flash News

KRYESORE

VIDEO: Gafë nga Reali, humb 2-1 me Real Betisin dhe humb kreun

VIDEO: Gafë nga Reali, humb 2-1 me Real Betisin dhe humb kreun

Real Madridi sot bëri një gafë kundër Real Betisit, duke humbur 2-1 në transfertë. Java e 27-të e La Ligës rezultoi krejtësisht e pafat për "Los Blancos", të cilët zbresin nga vendi i parë në tabelën e renditjes.

Barcelona tashmë është kryesuese e La Ligës. Situata do të ishte ndryshe, nëse madrilenët nuk do të dështonin sot në "Benito Villamarin". Sidnei shënoi golin e parër në minutën e 40-të. Mbrojtësi i Betisit më pas bëri një gabim duke shkaktuar penallti në duel me brazilianin Marcelo. Benzema e ktheu atë në gol.

Golin e fitores për vendësit e shënoi një ish-lojtar i Barcelonës, Christian Tello. Ky i fundit përfitoi nga një gabim i "Los Blancos" dhe e pati të lehtë të mposhtte belgun Courtois.

Të fundit