Flash News

KRYESORE

Video/ Gati për të mbjellë kanabis, policia u prish planin dy vëllezërve nga Skrapari

Video/ Gati për të mbjellë kanabis, policia u prish planin dy

Policia e qarkut të Beratit ka vënë në pranga dy vëllezër nga Skrapari, të cilët po bëheshin gati për të mbjellë bimë narkotike.

Bimët do të mbilleshin në fshatin Osojë të Skraparit, por me ndërhyrjen e policisë është bërë e mundur edhe sekuestrimi i dy automatikëve dhe municioneve.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Osoja”

Sekuestrohen armë, municione dhe fara bimësh narkotike të dyshuara Cannabis Sativa.

Në pranga dy poseduesit.

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, në kuadër të operacionit të koduar “Osoja” i cili u ndoq me metoda speciale, pas një hetimi 1- mujor, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  • K.M, 51vjeç.
  • E.M, 41 vjeç, (vëllezër), të dy banues në fshatin “Osojë”, Skrapar.

Arrestimi i shtetasve të lartpërmendur u bë pasi gjatë hetimit 1 – mujor rezultoi se vëllezërit Muçaj dispononin armë zjarri dhe po përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike.

Në kuadër të operacionit u ushtrua kontroll në banesat e tyre, ku gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

  • Gjashtëdhjetë e nëntë fara bimësh narkotike të dyshuara Cannabis Sativa.
  • Dy armë zjarri automatike model 56, kalibër 7.62 mm.
  • 4 krehëra automatiku.
  • 4 711 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja të lëndëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278/1 e Kodit Penal.

Të fundit