Flash News

KRYESORE

Video/ Gazetari e paralajmëroi të mos dalë shëtitje i vetëm në zonat malore; çfarë bënte Tahiri një vit më parë në Malin me Gropa

Video/ Gazetari e paralajmëroi të mos dalë shëtitje i
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri njihet si një njeri që i pëlqen të eksplorojë zonat malore, pasion të cilin e ushtronte edhe në kohën kur ishte në funksione të larta shtetërore. Megjithatë, gazetari Artan Hoxha e paralajmëroi Tahirin që të jetë i kujdesshëm  sa herë del xhiro në Malin me Gropa pasi mund t'i rrezikohet jeta. “Nga ky moment Tahiri është një person i apasionuar pas aventuarave dhe që del shëtitje vetëm nga Mali me Gropa. Ai duhet të bëjë kujdes që nga dita e sotme, ai duhet të tregohet i kujdesshëm edhe për jetën që bën. Sepse përbën rrezik për maxhorancën. Po foli Tahiri rrëzohet qeveria”, u shpreh Hoxha në "Opinion". Në videon e mëposhtme mund të shihni një video të Tahirit duke ngarë një makinë sportive, pikërisht në Malin me Gropa, e cila është publikuar rreth një vit më parë nga vetë ish-deputeti i mazhorancës.

#riding #polarisrzr #malinegropa #dajt

A post shared by Saimir Tahiri (@saimir.tahirial) on

Të fundit