Flash News

KRYESORE

Video/ Gjesti i Capital T në ditën e Bajramit për fëmijët e rrugëve do t`ju emocionojë

Video/ Gjesti i Capital T në ditën e Bajramit për

Ditën e sotme është festa e Fiter Bajramit, një nga festat më të rëndësishme për besimtarët mysliman, një festë që shënon dhe përfundimin e muajit Ramazan. Në vetvete kjo festë simbolizon solidaritetin dhe ndihmën ndaj njerëzve në nevojë dhe për këtë arsye reperi i famshëm Capital T e ka ndjerë të nevojshme të ndajë këtë ditë feste me fëmijët që pastrojnë xhamat e makinave rrugëve të Prishtinës.

Në një postim në Instagram, reperi nga Kosova ka bërë me dije që e ka publikuar këtë video vetëm për të motivuar të tjerët që të veprojnë njëjtë dhe për asnjë arsye reklamimi apo për tjetër gjë.

Statusi i plotë:

Para se gjithash, para se me fillu cfaredo lloj paragjykimi, po du m'i nda disa fjale me ju.

Cdo here qe kaloj ne qender te qytetit, hasi ne fmije qe afrohen me lype ndihme financiare ne kembim te pastrimit te xhamave te vetures. Jo gjithmone, po krejtve na ndodhe edhe me i injoru kta fmije, per shkak te nxitimit apo edhe arsyeve te tjera.

Dje, ne rruge per ne shpi prej studios, ku une isha nise me honger dreke me familje, kta fmije mu afrun te xhami i vetures si cdo here tjeter. Ne moment, prej deshires edhe vullnetit te mire, vendosa me ndrru rrugen edhe i morra disa prej tyne m'i shetite, m'i veshe e m'i ushqy mire. Ne pamundesi me bo cdo dite kete gje, te pakten ne dite feste ku krejt hajme e festojme, e meritojne edhe ata te ndjehen njesoj si cdo fmije tjeter qe rritet ne rrethana ma te mira. Vet fakti qe kta fmije u ndjene mire, m'ka jep knaqsi e motivim mu personalisht qe i kalova disa ore me ta.

Ku ka dicka ma mire, se me bo dikon tjeter te lumtur, e sidomos fmijet, te pakten per nje dite te vetme.

Kjo video osht bo ne shpejtsi, pa kurfar qellime promocionale e keqperdorimi, e me 1 milion arsye per me motivu edhe dikon tjeter me vepru njejte. Vendosa me nda kete gje me juve, t'u shpresu qe secili prej neve qe ka mundsi, e merr mundin me bo m'u ndi mire dikon, e sidomos femijet ne nevoje.

Po shpresoj qe cdo feste qe vjen, na pret mire e ma mire krejt neve, se pari shendeterisht e pastaj me te tjerat, e sidomos ma te vetdijesum per gjendjen e keqe qe e perjetojne femijet e te rinjte e vendit tone.

Me Fat festa e Bajramit te gjithe juve, prej meje, Ibrahimit, Mimozes edhe Rauli.

Më poshtë keni videon e plotë të disa momenteve që Capital T ndau me tre fëmijët që enden rrugëve:

Të fundit