Flash News

KRYESORE

Video/ Gjesti i të rinjve te Biblioteka e Universitetit: Vendi i konstituimit të Këshillit Bashkiak, një ‘skenë krimi’

Video/ Gjesti i të rinjve te Biblioteka e Universitetit: Vendi i

Disa të rinj e të reja të Shkodrës shprehën kundërshtimin për uzurpimin e Bashkisë së Shkodrës nga PS nëpërmjet një gjesti simbolik. Ata rrethuan Bibliotekën e Universitetit, ku socialistët janë thirrur të konstituojnë Këshillin Bashkiak, me një shirit të verdhë, nga ata që përdor policia në skenar e krimit.

Për të rinjtë e Shkodrës është krim që Bashkia e tyre të drejtohet nga persona pa legjitimitet dhe që përfaqësojnë pakicën e pakicës në Shkodër.

Të rinjtë janë shprehur, gjithashtu, se është krim, skenari i qeverisë, e cila detyron Këshillin e ri Bashkiak të Shkodrës të shpallë mbarimin e mandatit të kryebashkiakes Voltana Ademi dhe të bëjë zëvendësimin e saj me një nga nënkryetarët.

Ky skenar, i vënë në skenë pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, pa bërë të vlefshëm mandatin e tij, shkel në mënyrë flagrante ligjet që rregullojnë pushtetin vendor. “Ushtrimi i mandatit të kryetarit të bashkisë fillon në çastin kur bën betimin dhe përfundon kur bën betimin kryetari pasardhës.”- përcakton neni 60 pika 4 e Ligjit për Qeverisjen Vendore.

Ndërkohë, para bibliotekës ka edhe forca të shumta policie.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/08/WhatsApp-Video-2019-08-19-at-10.51.40.mp4"][/video]

Të fundit