Flash News

KRYESORE

Video/ Gjimnazistët e Tiranës i përgjigjen thirrjes së studentëve, i bashkohen në masë protestës

Video/ Gjimnazistët e Tiranës i përgjigjen thirrjes së

Gjimnazistët e Tiranës i janë përgjigjur thirrjes së studentëve për t’u bashkuar në protestën më masive të organizuar deri më tani para Ministrisë së Arsimit.

Gjimnazistë e maturantë kanë bojkotuar sot mësimin dhe kanë vendosur të bashkohen me studentët, të cilët protestojnë sot prej shtatë ditësh, për plotësimin e tetë kushteve, kryesisht uljen e tarifave dhe kushteve në konvikte.

Në protestë janë bashkuar gjimnazistët e shkollës “Qemal Stafa”, shkolla profesionale e Ekonomikut, “Petro Nini Luarasi”, “Sami Frashëri” etj.

Të fundit