Flash News

KRYESORE

Video: Gjimshiti në qiellin e shtatë, i jep fitoren Atalantës me dramë

Video: Gjimshiti në qiellin e shtatë, i jep fitoren Atalantës me

Berat Gjimshiti është njeriu i momentit tek Atalanta! Mbrojtësi shqiptar i dha skuadrës së tij fitoren me një gol në minutën e 93' për të mposhtur Veronën me rezultatin 3-2.

Mbrojtësi shqiptar e gjeti veten në majën e sulmit dhe me mjeshtrin e një sulmi dërgoi topin në rrjetë duke i dhënë skuadrës së Gasperinit 3 pikë të rëndësishme.

Ndeshja ishte e bukur me miqtë që shënuan në minutën e 23' me Di Carmines, ndërsa Atalanta reagoi me Malinovskyn. Miqtë rigjetën avantazhin sërish me Di Carminen, ndërsa vendasit barazuan fillimisht me penalltinë e Muriel dhe në fund magjia e Gjimshitit i dha fitoren.

Të fundit