Flash News

KRYESORE

Video/ “Gjuaje o idiot”, harroi mikrofonin ndezur, moderatorja sportive tregon gafën gjatë ndeshjes

Moderatorja e njohur sportive në Kosovë, Qeqa Krelani ka treguar një moment të sikletshëm ndërsa ishte në transmetim direkt në ndeshjen Kosovë-Danimarkë.

E ftuar bashkë me motrën e saj, këngëtaren Flaka Krelani në ‘Xing me Ermalin’, ajo ka rrëfyer se si ka sharë një futbollist, duke menduar se kishte fikur mikrofonin.

“Ishte ndeshja Kosovë-Danimarkë dhe njëri futbollist që unë e kam inat, se me duket pak i dashuruar me veten, kishte dy raste për të shënuar, por nuk bëri gol.

Mua më erdhi inat dhe duke menduar se kisha fikur mikrofonin, që në fakt e kisha ndezur, i them ‘gjuaje o idiot, gjuaje”! Dhe unë u dëgjova ‘live’, imagjinoje”, tha moderatorja.

Të fundit