Flash News

KRYESORE

Video/ "Gjumi më i shtrenjtë në botë", 7 mijë dollarë biletë për në #SuperBowl... që të flejë  

Video/ "Gjumi më i shtrenjtë në botë", 7 mijë
Mbrëmja e së dielës ka qenë shumë e rëndësishme për futbollin amerikan pasi mbrëmë është zhvilluar "Super Bowl" ku mbi të gjitha është dhënë dhe një "show" fantastik gjatë pushimit të lojës. Por, njëri nga fansat, si duket ka bërë "gjumin më të shtrenjtë në botë". Redaktorja e "Sporting News" Karisa Maxëell, ka qenë e para që ka regjistruar gjumin mijëra dollarësh të zotërisë që kishte shkuar për të parë ndeshjen. Përkrah videos, redaktorja shkruan: "Në një farë mënyrë, ky njeri po flenë gjatë Super Bowl". Edhe pse tifozët rreth tij brohorisnin dhe bërtisnin gjatë ndeshjes, ai as që është shqetësuar që t`i dalë gjumi. Pak minuta më vonë, Maxwell tregoi se ai u zgjua, mesa duket thjesht ka dremitur pak. Kujtojmë se një biletë për të parë "Super Bowl" kushton mesatarisht 7 mijë dollarë. Dhe zotëria në video "ja ka nxjerrë lekët". Edhe u argëtua, edhe fjeti e pushoi dhe u bë "viral". Performancë e jashtëzakonshme në Super Bowl nga Shakira dhe Jennifer Lopez  

Të fundit