Flash News

KRYESORE

Video/ Goditen 4 banda shqiptare në Itali, akuzohen për grabitjen e 57 banesave

Video/ Goditen 4 banda shqiptare në Itali, akuzohen për grabitjen e 57

Policia italiane ka goditur katër banda shqiptare, të cilat akuzohen për 57 grabitje.

Gjatë zhvillimit të aksionit policor, kanë rënë në pranga 17 anëtarë të këtyre bandave, të cilët  kishin plaçkitur 23 banesa në Milano, 17 në Varese, 8 në Como, 4 në Cremona, 3 në Leçe dhe 1 në Brianza e Brescia.

Mediet italiane kanë publikuar pamjet e grabitjeve, ndërsa në një rast shqiptarët u janë përgjigjur me zjarr efektivëve të policisë, të cilët i kishin pikasur dhe iu kishin bërë thirrje të dorëzoheshin.

Sipas informacioneve të komunikuara nga Policia fqinje, të katër bandat bashkëpunonin me njëra-tjetrën, ndërsa shqiptarët ishin bërë gati të ktheheshin në atdhe. Gjatë kontrollit, atyre iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy pistoleta, dy makina, radio dhe 2200 euro.

 

https://www.youtube.com/watch?v=Qd_JKdRlH8M

Të fundit