Flash News

KRYESORE

Video/ Goditet baza që furnizonte grupet kriminale me armë në Tiranë, pranga autorit të dënuar më parë 

Video/ Goditet baza që furnizonte grupet kriminale me armë në

Goditet një bazë e që furnizonte me armë grupet kriminale dhe personat që merren me veprimtari kriminale në Tiranë.

Policia ka arrestuar edhe autorin, 64-vjeçarin Ramazan A. nga Tirana, një ish - i dënuar më parë për “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak, i cili kishte përshtatur banesën e tij në formën e një baze për veprimtarinë e tij.

“Ky shtetas kishte përshtatur banesën e tij në një bazë e cila iu shërbente grupeve kriminale apo personave që merren me veprimtari kriminale për furnizim me armë zjarri.

Gjatë kontrollit të ushtruar u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

- 3 armë zjarri (automatik model 56 dhe dy pushkë gjysmë automatike).

4 armë zjarri të çmontuara (3 snajpera dhe 1 armë sportive).

- dy armë sportive.

- municion luftarak i llojeve të ndryshme, silenciator dhe pjesë të ndryshme armësh zjarri. Per arsye hetimi nuk bejme me dije te dhena te tjera”, sqaron policia.

Të fundit