Flash News

KRYESORE

Video/ Goditet rrjeti i shpërndarësve të drogës në burgun e Durrësit, tre të arrestuar, mes tyre edhe psikologu

Video/ Goditet rrjeti i shpërndarësve të drogës në

Policia e Durrësit ka goditur sot një grup shpërndarësish që fusnin lëndë narkotike në ambientet e I.E.V.P. Durrës.

Përmes operacionit të koduar  "Psikologu" policia ka sekuestruar Heroinë, Kokainë, Cannabis Sativa, peshore elektronike, vlera monetare dhe telefona celularë dhe ka arrestuar në flagrancë tre shtetas dhe ka ndaluar dy të tjerë.

 

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

  • A.B 49 vjeç, banues në Durrës, Psikolog në I.E.V.P.Durrës
  • A.H 50 vjeç, banues në Durrës
  • S.Z 32 vjeç, banues në Durrës, i burgosur në I.E.V.P.

Durrës për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Janë ndaluar me iniciativë shtetasit:

  • S.Sh 24 vjeç, banues në Durrës, shitës në I.E.V.P.Durrës;
  • S.D 38 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin fusnin lëndë narkotike në ambientet e I.E.V.P.Durrës.

Mekanizmi i ngjarjes:

Shtetasi A.H (i dyshuar në rolin e ndërmjetësit) siguronte lëndën narkotike tek shtetasi S.D (i dyshuar në rolin e furnizuesit) dhe i’a jepte shtetasit A.B(i dyshuar në rolin e korrierit), me detyrë psikolog në I.E.V.P. Durrës , i cili e fuste në ambientet e I.E.V.P.

Shtetasi A.B i’a dorëzonte lëndën narkotike shtetasit S.Z, i cili është i burgosur në I.E.V.P. Durrës. S.Z (i dyshuar në rolin e shpërndarësit) e shpërndante lëndën narkotike në ambientet e I.E.V.P.

Shtetasi S.Sh, punonjës në lokalin e I.E.V.P., merrte lekët nga shtetasi S.Z dhe i’a jepte shtetasit A.H, lekë me të cilat ky i fundit blinte lëndën narkotike dhe paguante psikologun.

Më datë 27.07.2017, shtetasi A.H është kapur në flagrancë duke i dhënë lëndën narkotike shtetasit A.B, të ndarë në doza, si edhe një sasi lekësh për punën që do kryente A. B, duke e futur lëndën narkotike në ambientet e I.E.V.P.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

  • 42.5 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojt Heroinë;
  • 13 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë;
  • 36 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa;
  • 2 peshore elektronike;
  • 3 250 € dhe 27 500 lekë të reja;
  • 5 telefona celularë.

Nga veprimet hetimore të kryera janë zbardhur dhe dokumentuar 6 ngjarje, ku shtetasit e mësipërm dyshohet se janë të implikuar, konkretisht si më poshtë vijojnë:

  1. Më datë 05.02.2017, në ambientet e I.E.V.P. Durrës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 68 gr. lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.
  2. Më datë 19.02.2017, në ambientet e I.E.V.P., Durrës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 34 gr. lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.
  3. Më datë 28.02.2017, në ambientet e I.E.V.P. Durrës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 110.5 gr. lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.
  4. Më datë 18.03.2017, në ambientet e I.E.V.P. Durrës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 35.5 gr. lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.
  5. Më datë 17.05.2017, në ambientet e I.E.V.P., Durrës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 34.5 gr. lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.
  6. Më datë 05.07.2017, në ambientet e I.E.V.P. Durrës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1.5 gr. lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

Hetimet vijojnë për shtetas të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e vuajtjes së dënimit” dhe "Moskallëzimi i krimit" në bashkëpunim parashikuar në nenet 283/2, 324/a/2 dhe 300 të Kodit Penal.

Të fundit