Flash News

KRYESORE

Video: Gol fantastik dhe rekord unik, SuperMario detyron gjyqtarin të ndalë ndeshjen!

Video: Gol fantastik dhe rekord unik, SuperMario detyron gjyqtarin të

Mario Balotelli mbetet unik! Ai shënoi golin e parë të dekadës në ndeshjes që Brescia po luan ndaj Lazios. Sulmuesi shënoi mjaft bukur për 1-0 duke shmangur mbrojtësin dhe duke mposhtur Strakoshën me një gjuajtje të bukur me të majtën.

Statistika e tij është mjaft e veçantë, pasi Balo ka shënuar golin e parë të Serie A dhe në dekadën që lamë pas. Ai realizoi në ndeshjen Chievo - Inter, më datë 6 janar. Asokohe italiani ishte vetëm 19 vjeç. Lazio barazoi me Immobilen me penallti, pasi vendasit mbeten me 10 lojtarë.

Balotelli vendosi "ligjin" dhe në minutën e 31'. Ai ndali ndeshjen dhe i tha gjyqtarit të merrte masat pasi kore raciste po shpërndaheshin nga tifozët e Lazios. Gjyqtari veproi menjëherë dhe pranoi sugjerimin e sulmuesit shtatlartë.

https://streamable.com/9ilh8

 

Të fundit