Flash News

KRYESORE

Video/ Gola dhe spektakël, Kolumbia dërgon në shtëpi Levandovskin me shokë

Kolumbia ka arritur një fitore të rëndësishme përballë Polonisë, 3:0 duke rritur shpresat për një kalim në fazën tjetër të Kupës së Botës.

Golat për ekipin latin u shënuan nga mbrojtësi Mina në të minutën e 40-të, sulmuesi Falkao në 70’ dhe Kuadraton në të 75’.

Nga ana tjetër, paraqitja e ekipit polak ishte zhgënjyese, pasi yjet e ekipit si: Levandovski dhe Zielinki nuk arritën të bënin diferencës – ashtu siç pritej para fillimit të Botërorit.

Në sfidën e ardhshme, ekipi polak, i cili ka shance pothuajse zero që të kalojë grupin do të ndeshet me Japoninë, ndërsa kolumbianët do luajnë kundër Senegalit. Të dy sfidat do të zhvillohen më 28 qershor në orën 16:00.

Formacionet:

Polania: Shezni, Pizçek, Bednarek, Pazdan, Berezynski, Goralski Kriçoviak, Rybus, Zielinski, Kounacki, Levandovski

Kolombia: Ospina, Arias, D. Sanchez, Mina, Mojica, Aguilar (Uribe 32′), Barrios, Kuadrado, Hames Rodriguez, Kuintero, Falkao

Mina 40′, 

Falkao 69′,

Kuadrado 75′

Të fundit