Flash News

KRYESORE

Video/ Grabitën paratë në Rinas, Policia publikon pamjet e arrestimit të vëllezërve Çala

Video/ Grabitën paratë në Rinas, Policia publikon pamjet e

Policia e Tiranës publikoi mbrëmjen e të enjtes pamje të aksionit, ku u arrestuan dy vëllezërit: Klemet Çala dhe Edi Çala, të cilët dyshohet se janë autorë të vdjedhjes së bujshme ndodhur një vit më parë në Rinas. Nga pamjet shihet si efketivët Blu, ku angazhuan rreth 300 punonjës policie, arrestojnë dy vëllezërit që ishin në kërkim prej një viti. Ajo që bie në sy, nga pamjet, është fakti se njërit prej vëllezërve policia i ka fshehur fytyrën, ndërsa tjetri shfaqet.

“Operacioni u zhvillua në kushte të larta sigurie dhe konspiracioni, duke u finalizuar në Qerret të Kavajës, me vënien në pranga të dy vëllezërve, pjesëtarët e fundit të një grupi të rrezikshëm kriminal në fushën e vjedhjeve me armë e dhunë, konkretisht:

Klement Çala, 32 vjeç dhe Eldi Çala, 35 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar si autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 09.04.2019, në aeroportin e Rinasit, ku janë grabitur vlerat monetare të disa bankave të nivelit të dytë dhe për këtë Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” pa afat.

Në momentet e kapjes autorëve iu sekuestruan 3 armë zjarri të llojit pistoletë,  3 automjete tip Audi A 4-6-8,  dy motorë BMV 1200 GS, një biçikletë, si dhe një sasi e konsiderueshme vlerash monetare, konkretisht 133.960 euro. Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

https://www.facebook.com/politiko.al/videos/2529374170657150/

Të fundit