Flash News

KRYESORE

Video/ Grabitje dhe terror me armë në një lokal, por klienti është me të vërtetë i guximshëm

Video/ Grabitje dhe terror me armë në një lokal, por klienti

Një klient lokali në St. Louis të SHBA-ve, ka marrë vëmendjen e medieve amerikane me sjelljen e tij gjatë një grabitjeje me armë.

Kur grabitësi hyri në një bar me armë automatike, të gjithë u fshehën dhe u shtrinë në tokë, ndërkohë që protagonisti nuk u shqetësua fare.

Ai ndezi një cigare dhe u soll sikur asgjë nuk kishte ndodhur. Për më tepër që kur grabitësit tentoi t’i marrë celularin, ai ia tërhoqi dhe nuk e la, pavarësisht se kishte armën të drejtuar.

“Ai thjesht ishte shumë i vëmendshëm në lidhje me të. Burri donte të thoshte me atë sjellje ‘unë nuk e po e luaj lojën tënde’”.

Të gjithë të tjerët në bar gjatë incidentit të mbrëmjes së të mërkurës mund të shihen duke u fshehur, të frikësuar për jetën e tyre.

Shumë njerëz menduan se klienti ishte thjesht i dehur duke mos kuptuar se çfarë po bëhej.

Grabitësi arriti të largohej me sendet e vjedhura nga të tjerët dhe paratë në bar, duke mos marrë asgjë nga burri. Ndërkohë nga shumë amerikanë, klienti trim u cilësua hero, për mënyrën se si u soll gjatë grabitjes.

Të fundit