Flash News

KRYESORE

Video/ Greta Thunberg liderve botëror: "Si guxoni? ju keni vjedhur ëndrrat dhe fëmijërinë time

Video/ Greta Thunberg liderve botëror: "Si guxoni? ju keni vjedhur

Aktivistja suedeze Greta Thunberg ka bërë një fjalim pasionant drejtuar liderve botëror në sumitin e "Kombeve të Bashkuara", duke i akuzuara ata për dështimin për të vepruar për ndryshimet klimaterike.

"Ju keni vjedhur ëndrrat e mia dhe fëmijërinë time me fjalët tuaja boshe"- u shpreh Greta në samitin e klimës që po mbahet nga Kombet e Bashkuara në Nju Jork. Rreth 60 lider botëror po marrin pjesë ë takimin një ditor të organizuar nga Sekretari i Përgjithshëm i KB-së, António Guterres.

Greta është një adoleshente që ka frymëzuar këdo me pasionin e saj dhe vendosmërinë për të qenë një aktiviste e angazhuar për ndryshimin e klimës.  Në fjalimin e saj emocional, Greta tha që ka lënë vendin e saj, shkollën dhe fëmijërinë për të thënë atë çka ajo e mbron me shumë pasion:

"Kjo është e gjitha e gabuar. Unë duhet të kthehem në shkollë në anën tjetër të oqeanit, megjithatë ju të gjithë vini tek ne të rinjtë për shpresë. Si guxoni? Ju keni vjedhur ëndrrat e mia, fëmijërinë time me fjalët tuaja boshe."

16-vjeçarja i bëri thirrje udhëheqësve të botës të veprojnë urgjentisht, duke thënë:

"Ne do t`ju vëzhgojmë."

Burimi: BBC World

Të fundit