Flash News

KRYESORE

VIDEO: Griezmann zhbllokohet pas 2 muajsh, Barcelona mposht Getafen

VIDEO: Griezmann zhbllokohet pas 2 muajsh, Barcelona mposht Getafen

Antoine Griezmann kishte dy muaj që nuk shënonte me Barcelonën, por ia doli sot kundër Getafes. Skuadra katalanase fitoi 2-1 në ndeshjen e vlefshme për La Ligën.

Pas 6 ndeshjesh, ish-sulmuesi i Atletico Madrid-it ia doli të zhbllokohet. Sergi Roberto shënoi golin e sigurisë pak minuta më vonë, ndërkohë që golin e Getafes e shënoi Angel në të 66-n.

Sulmuesi Rey Manaj sot ishte grumbulluar për këtë takim, por nuk u aktivizua nga trajneri Setien. Ai ende nuk ka debutuar me Barcelonën.

Të fundit