Flash News

KRYESORE

Video/Gruaja e revoltuar te sporteli i kryeministrisë: Boll se na keni ardhur në majë të hundës

Video/Gruaja e revoltuar te sporteli i kryeministrisë: Boll se na keni

Godina e kryeministrisë tashmë duket se është kthyer në një vend ku qytetarët ndalojnë për të shprehur pakënaqësitë e tyre në formë revolte dhe proteste.

Pas protestave të studentëve,  që zgjatën plot dy javë resht, tashmë qytetarët shprehin mllefin e tyre edhe në sportelin e kryeministrisë.

Në redaksinë e politiko.al ka mbërritur një video, ku shihet se si një grua ka ndaluar pranë sportelit dhe flet e tensionuar.

“Boll se na keni ardhur në majë të hundës”, mësohet të jetë shprehur gruaja e nervozuar para gardistëve.

Nuk dihet se çfarë e ka shqetësuar qytetaren të ndalet dhe të sillet në këtë formë poshtë zyrës së kryeministrit Rama.

Të fundit