Flash News

KRYESORE

Video/ Grupi U2 ndërpret papritur koncertin: Mendoj se nuk mund të vazhdojmë

Video/ Grupi U2 ndërpret papritur koncertin: Mendoj se nuk mund të

Grupi i njohur i rrokut ka ndërprerë në mes një koncert të planifikuar në Berlin të Gjermanisë. Shkak për ndërprerjen e performancës është bërë një problem me zërin e vokalistit të U2, Bono.

Menjëherë pasi ka kërkuar ndjesë për ndërprerjen e koncertit, grupi ka njoftuar zyrtarisht se Bono u përball me humbjen e zërit, një problem jo i parashikuar.

“Na vjen keq për anulimin. Bono ishte në formë të mirë dhe me zë të mirë para koncertit, por pas disa këngëve, ai pati humbje totale të zërit të tij. Ne nuk e dimë ç’ka ka ndodhur dhe po marrim këshilla mjekësore. Si gjithnjë, ne falënderojmë adhuruesit për mirëkuptimin dhe sidomos ata që kanë udhëtuar prej larg. Ne do të japim më shumë informacione së shpejti”,  sqarohet në njoftim.

Në video, dëgjohet vokalisti i grupit irlandez duke i’u drejtuar spektatorëve : Mendoj se nuk mund të vazhdojmë, nuk është kjo e duhura për ju.

Të fundit