Flash News

KRYESORE

Video/ Grushte, shqelma e shishe birre, ndeshja Poloni-Senegal nuk kaloi pa incidente

Video/ Grushte, shqelma e shishe birre, ndeshja Poloni-Senegal nuk kaloi pa
Ndërsa në stadiumin Spratacus në Rusi tifozët japonezë dhanë një leksion të mirë të gjithë botës, ndërsa u shfaqën duke mbledhur mbeturinat në stadium dhe shkallët e tij, tifozët e Senegalit me ato të Polonisë u bënë pjesë e një incidenti. Ditën e djeshme Polonia u përball me Senegalin, e cila humbi në rezultatin 1-2. Ky rezultat ka shkaktuar irritimin e shumë tifozëve, ndërsa në një lokal në Bruksel tifozët u përplasën mes tyre me grushte e shqelma. Madje, në disa momente nuk mungoi edhe përdorimi i karrigeve e shisheve të birrës. Nga kjo përleshje u shënuan disa të lënduar, por pa rrezik për jetën.

Të fundit