Flash News

KRYESORE

Video/ Habiten pushuesit në Spanjë, 50 emigrantë marokenë zbarkojnë në plazhin luksoz të Costa de la Luz

Ky është momenti i habitshëm kur 50 emigrantë marokenë zbarkojnë në brigjet e një plazhi turistik në Spanjë dhe shpërndahen me shpejtësi në shkëmbinjtë e resortit.

Ngjarja ndodhi  rreth orës 15:30,  pranë një vendpushimi turistik në Costa de la Luz, me hotele dhe dyqane luksoze.

Zyrtarët e Gardës Civile bëjnë të ditur se vetëm 25 prej emigrantëve ishin arrestuar , nga të cilët 19  ishin të mitur.

Një zëdhënës i forcës tha se gjashtë të rriturit do të dërgoheshin në një qendër për mbajtjen e emigrantëve të rritur, përpara se të ktheheshin në vendin e tyre të origjinës si pjesë e një marrëveshjeje me Marokun.

Ai tha gjithashtu se 19 të miturit, mosha e të cilëve nuk specifikohet, do të dërgoheshin në qendrat rinore të drejtuara nga qeveria rajonale e Junta de Andalucia.

Spanja e ka tejkaluar Italinë si destinacion të preferuar për ardhjen e emigrantëve në Evropë.

https://video.dailymail.co.uk/preview/mol/2018/07/27/7561412438795793011/636x382_MP4_7561412438795793011.mp4

Të fundit