Flash News

KRYESORE

Video/ Haradinaj nxjerr konsullin nga takimi: Shko shërbeu qytetarëve. A po i sheh ata fëmijë aty?

Video/ Haradinaj nxjerr konsullin nga takimi: Shko shërbeu qytetarëve.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk e ka mirëpritur bllokimin e shërbimeve në Ambasadën në Berlin, personeli i së cilës ishte organizuar për ta pritur në takim. Për shkak të vizitës së Haradinajt, ambasada kosovare kishte vendosur të pezullonte shërbimet për qytetarët deri në orën 13:00, por ky vendim nuk ka marrë miratimin e kryeministrit.

“A ka konsull këtu? Shko edhe merru me njerëzit. A po i sheh ata fëmijë aty? Kanë ardhur edhe nga Danimarka. Unë nuk kam nevoj të takoj asnjë konsull që duhet t’i shërbejë qytetarëve. Nëse ne po u pengojmë të kryeni punën, po çohemi tani”,  u shpreh Haradinaj gjatë takimit.

Pas kërkesës së kryeministrit, konsulli përgjegjës është larguar nga takimi për t’i shërbyer qytetarëve.

Të fundit