Flash News

KRYESORE

Video/ Haradinaj: Për çfarë nuk u dakordësuam me Thaçin dhe Ramën në Berlin

Video/ Haradinaj: Për çfarë nuk u dakordësuam me

Ramush Haradinaj, kryeministri i Kosovës ka treguar të tjera detaje mbi takimin e zhvilluar dje në Samitin një ditor në Berlin, i thirrur nga kancelaria gjermane, Angela Merkel.

Në një prononcim për mediat e Kosovës, ai tha se Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron e kanë marrë me seriozitet arritjen e një marrëveshje e që rezulton me njohjen e Kosovës nga Serbia, ndërsa i është kërkuar heqja e taksës ndaj produkteve serbe.

Por, pro kësaj kërkese, pra për heqjen e taksës sipas Hardinaj janë shprehur edhe kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron kanë deklaruar se do ta marrin seriozisht marrëveshjen për njohjen e Kosovës nga Serbia. Ka pasur propozim kërkesë për pezullim të taksës…Merkel, Macron, Rama e Thaçi,  kanë qenë të gjithë të mendimit se është mirë të pezullohet me i dhanë shans dialogut” , ka thënë Haradinaj, i cili është shprehur vazhdimisht i prerë se taksa nuk hiqet.

Nga ana tjetër, Haradinaj duke përsëritur qëndrimin e kancelares gjermane ka thënë se lëvizja e kufijve nuk do lejohet pasi do të hapeshin “çështje të mëdha”.

Të fundit