Flash News

KRYESORE

Video/ “Hiqe kollaren”, batutat e Ramës me Ramush Haradinajn në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor

Video/ “Hiqe kollaren”, batutat e Ramës me Ramush Haradinajn

Në vilat qeveritare në Durrës ka nisur samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa i pranishëm është edhe Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn.

I pari që ka pritur kryeministri Rama ka qenë homologu i tij nga Kosova, Ramush Haradinaj. Pas pritjes me shtrëngim të duarve, Rama nuk ka kursyer edhe batutat me homologun shqiptar. Në momentin që Haradinaj është larguar drejt sallës ku do të mbahet takimi, Rama i ka kërkuar atij me humor që të heqë kollaren.

Batutat është pritur me të qeshura nga Haradinaj, ndërsa Rama vijoi me pritjet e homologëve të tjerë nga Rajoni.

Të fundit