Flash News

KRYESORE

Video/ I hedhin birrë në fytyrë por gazetari nuk e ndalon raportimin

Video/ I hedhin birrë në fytyrë por gazetari nuk e ndalon

Në punën e tij, një gazetar ndeshet me momente të vështira të cilat mund të vijnë në çdo kohë. Në qendër të vëmendjes këtë herë është gazetari i televizionit “Newshub Europe”, Lloyd Burr.

Teksa po raportonte live pas përfundimit të ndeshjes mes Anglisë dhe Kroacisë, një tifoz i hodhi birrë në fytyrë.

Por pavarësisht kësaj, ai nuk e ndërpreu raportimin teksa më vonë u detyrua  të ndërpresë lidhjen e tij të drejtpërdrejtë me studion televizive, për shkak të ndërhyrjes së një tifozi tjetër.

Pikërisht reagimi i gazetarit ka tërhequr mjaft vëmendjen dhe komentet në rrjet.

 

https://www.youtube.com/watch?v=jVA_b1oTjjI

Të fundit