Flash News

KRYESORE

VIDEO/ I kapur për zhelesh, me thirrjet "Turp! Turp!", Vittorio Sgarbi nxirret zvarrë nga parlamenti pasi ofendoi me fjalë të pista kolegët

VIDEO/ I kapur për zhelesh, me thirrjet "Turp! Turp!", Vittorio

Politikani, dhe njëherësh kritiku i artit, Vittorio Sgarbi është nxjerrë sot me forcë nga parlamenti italian. Karma duket se i ka prirë deputetit, pas veprimeve të tij të pamatura herë pas here. Kujtojmë se, në Shqipëri ai ngjalli shumë polemika me deklaratën e tij se “Bylysi është qytet grek”. Deklaratë kjo e cila u ripërforëcua më pas, me një ofendim ekstra edhe për mediat dhe gazetarët, duke i quajtur ata injorantë dhe mosnjohës të historisë.

Deputeti, pas një fjalimi të rëndë dhe me fjalë ofenduese, është nxjerrë zvarrë nga godina e parlamentit italian, i shoqëruar nga thirrjet e kolegëve të tij “Turp!Turp!” dhe forcat e sigurisë.

“Ai nuk mund të ofendojë kolegët e tij, nuk mund të flasë me fjalë të pista në parlament”, tha Zv.Presidentja, Mara Carfagna fjala e së cilës u prit me ovacione në sallë.

Pas fjalimit të tij tepër ofendues, Sgarbit i është kërkuar të dalë nga salla gjë që nuk pritur mirë prej tij. Ai ka refuzuar dhe më pas është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë të cilët e kanë kapur nga këmbët për ta tërhequr zvarrë jashtë.

Sgarbi është një nga kritikët më të ashpër italian, i cili njihet për karakterin e tij të vështirë. Madje ai ka thënë koronavirusi nuk ekziston dhe se ky rrezik është shpikur. Madje deputeti italian ka akuzuar qeverinë e vendit të tij se  vendimet e marra prej saj janë një marrëzi. Madje është treguar sarkastik edhe Presidentin e Republikës në vendin fqinjë përsa iu përket masave të sigurisë anti-Covid.

Sa për virologët që kanë dhënë alarmin, Sgarbi i papërmbajtur ka thënë se: “Ata po tallen me ne sepse kanë zbuluar virusin e by**ës”. Asgjë nuk ka sipas tij.

Lexo edhe: https://politiko.al/bylisi-qytet-grek-vittorio-sgarbi-perplaset-ashper-me-neritan-ceken-makinen-me-xhama-te-zinj-ma-dha-rama-kerkoja-atij-llogarite/

Të fundit