Flash News

KRYESORE

Video/ I shpëtoi jetën kur ishte foshnje, vajza 8-vjeçare ka një mesazh për doktorin

Video/ I shpëtoi jetën kur ishte foshnje, vajza 8-vjeçare ka

Të shumtë janë foshnjat të cilat lindin me probleme në zemër. Altin Veshti është një ndër doktorët që ka shpëtuar jetën e shumë fëmijëve.

8 vite më parë në programin drejtuar nga Rudina Magjistari është trajtuar historia e një çifti, të cilët sapo ishin bërë prindër, por që u përballën me lajmin e vështirë se vajza e tyre e sapolindur kishte probleme të mëdha në zemër.

Doktor Altini sëbashku me ekipin e mjekëve të specializuar kryen për herë të parë në Shqipëri ndërhyrjen në zemër tek një foshnje 9-ditëshe të quajtur Arjeta. Një operacion, i cili rezultoi me sukses dhe arritën të korrigjojnë problemin në zemër të vogëlushes. Sot pas rreth 8 vitesh, Arjeta përmes një mesazhi në emisionin “Rudina”, falenderoi doktor Altinin.

“Përshëndetje të gjithëve, unë jam Arjeta, jam 8 vjeç. Kam bërë një operacion në zemër, por tani vazhdoj jetën shumë mirë. Falenderoj doktor Altin Veshtin”, u shpreh Arjeta.

Të fundit