Flash News

KRYESORE

Video/ I vëllai kapet me mina e drogë, çfarë deklaronte Alketa Vejsiu në fushatën e PS pesë vite më parë

Video/ I vëllai kapet me mina e drogë, çfarë deklaronte

Në maj të 2013-n, Alketa Vejsiu gjatë fushatës elektorale ku Edi Rama kandidonte për kryeministër, mbajti një fjalim të gjatë ku tregonte arsyet sipas saj, se përse duhet të votohet Rama. Alketa shprehu simpatinë për Ramën, duke e konsideruar idhullin e saj të fëmijërisë.

Kryetari juaj, dhe shpresoj me shpirt kryeministri ynë i ardhshëm me 23 qershor, idhulli i adoleshencës time, dhe i gjeneratës sime, dhe sot i vetmi politikan që unë qetësisht mund t’ia besoj votën time. Kam qenë në fakt vetëm 14 vjeç kur e kam takuar këtë personazh ekstravagant, që bënte shumë përshtypje, me çitjanet dhe çorapet e tij vezullues, i lirë dhe moskokëçarës. Pa dashur të fyej askënd, nuk mund ta fsheh se Edi Rama është i vetmi Ministër Kulture që mbaj mend. Ai do të mbetet kryetari i Bashkisë së Tiranës që do të mbahet mend më  gjatë në Shqipëri.”- tha Vejsiu në fjalën e saj para Konventës së PS. Më tej ajo shprehet se për të dhe bashkëshortin e saj, si dy prindër të ri e shohin Tiranën si vendin për rritjen e fëmijëve, ndërsa Ramën të duhurin për Shqipërinë europiane.

Por nuk është e vetmja herë që Alketa Vejsiu mbështet Ramën. Javën e kaluar në “Dance With Me” Alketa Vejsiu u shpreh, “Vijnë italianët në Shqipëri për të kërcyer, por Rilindja ka krijuar kushte dhe për 20 mijë investitorë, që sjellin paratë e tyre përtej detit dhe hapin vende pune”, por pa cituar se nga i referon këto shifra.

Nga deklaratat e Vejsiut, duket se marrëdhënia mes Vejsiut dhe kryeministrit Edi Rama është më e afërt.

Ditën e djeshme vëllai i Alketa Vejsiut, Endrit Vejsiu, 29 vjeç, nga Tirana, u arrestua në aksin rrugor Milot – Lezhë, në mjetin e tij tip “Opel” në një gomë rezervë në bagazh, iu gjetën të fshehura 4 mina me telekomandë dhe rreth 3 kilogramë lëndë narkotike, e paketuar gati për shitje.

Pas kësaj ngjarje reaguan dhe politikanët demokratë, Edmond Spaho dhe Edi Paloka. Teksa kanë shpërndarë në profilet e tyre lajmet për arrestimin e vëllait të Vejsiut, Edmond Spaho shkruan: “Hë se të liron Rama. I ka shërbyer aq shumë Alketa sa minat do i kthejnë në fishekzjarre kurse kanabisin e bëjne çaj”.

Ndërsa Edi Paloka ironizon: “Si ka mundësi që të gjithë ata që i shërbejnë këtij monstre kryeministër, herët e vonë dalin të lidhur me krimin në një mënyrë apo nje tjetër...?!!“.

Të fundit