Flash News

KRYESORE

Video/ “Ik o legen, rrugaç, ordiner”, Fidel Ylli sherr me deputetin e PD në Komisionin e Medias

Video/ “Ik o legen, rrugaç, ordiner”, Fidel Ylli sherr me

“Legen, rrugaç ordiner, halakak...”, kanë qenë këto disa nga fjalët fyese që u përdorën nga deputeti i PS, Fidel Ylli drejtuar kolegut të tij demokrat, Luçiano Boçi në Komisionin e Medias.

Shkak për tensionimin e mbledhjes janë bërë debatet pas dëshmisë së gazetarit Bledi Kasmi, lidhur plagosjen e tij në ditën e protestës së opozitës më 26 maj.

Sipas Yllit, deputeti i PD i ka ndërprerë fjalën, ndaj ka shpërthyer me fjalë fyese ndaj tij. Nga ana tjetër, kryetarja e komisionit, Albana Vokshi i ka kërkuar deputetit të PS të mos fyejë deputetët, por të flasë me argumente.

Ndiqni videon për të kuptuar më shumë nga debati i pak minutave më parë.

Të fundit