Flash News

KRYESORE

Video/ Incident në fjalimin e Rudina Hajdarit në Shkodër: Je turpi i shqiptarëve; Halit Valteri bën ‘truprojën’

Video/ Incident në fjalimin e Rudina Hajdarit në Shkodër: Je

Deputetja dhe kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat, Rudina Hajdari është përballur me një incident gjatë fjalimit të saj në Shkodër.

Ajo ishte e pranishme në shkollat "Shejnaze Juka" dhe "Azem Hajdari" në ditën europiane të Gjuhëve të Huaja, kur një i ri ka ndërhyrë gjatë fjalimit të saj, duke e cilësuar si ‘shtojcë të Edi Ramës dhe turp të shqiptarëve’.

Debati:  

Rudina Hajdari: Hajde, hajde, hajde këtu, hajde ma thuaj këtu

I riu: Shko pas Edi Ramës, Shkodra është e PD-së. Ti nuk përfaqëson popullin, por Edi Ramën.

Rudina Hajdari: Ti je djalë i ri dhe nuk duhet të merresh me politikë.

I riu: E njeh ti Azem Hajdarin?

Rudina Hajdari: Më vjen mirë që e njeh Azem Hajdarin.

I riu: Unë e njoh, por nuk e njeh ti. Ai ka luftuar për të sjellë demokracinë, ti je duke kthyer komunizmin, shtojcë e Edi Ramës je, je turpi i shqiptarëve.

Pas debatit, ka ndërhyrë deputeti Halit Valteri, pjesë e grupit parlamentar që drejton Hajdari për të larguar të riun nga ambienti ku mbante fjalim Hajdari.

Të fundit