Flash News

KRYESORE

Video/ Incident në gjykatën e Tiranës, familjari sipër njerëzve tenton të hyjë me forcë në sallën e gjyqit

Video/ Incident në gjykatën e Tiranës, familjari sipër

Seanca e ditës së sotme për masën e sigurisë ndaj 23 protestuesve të Kukësit në Gjykatën e Tiranës është shoqëruar me tension dhe konfrontime fizike mes deputetëve të opozitës dhe policisë.

Po ashtu, në përplasje në një moment është përfshirë edhe një familjar i një prej të arrestuarve.

Në videon e publikuar nga “Balkanweb”, shihet qartë se si familjari hipën mbi njerëzit e pranishëm në derën e brendshme të gjykatës dhe tenton të kalojë mbi policët gjithashtu e të hyjë në sallën e gjyqit.

Fillimisht, u vendos që në sallë të ishin vetëm gazetarët, pa operatoret, por pas debateve të ashpra dhe përplasjeve fizike mes deputetëve dhe policisë, ligjvënësit e opozitës u lejuan të hyjnë në sallë.

Të fundit