Flash News

KRYESORE

Video/ Incident para ndeshjes me Luftëtarin, tifozët e Partizanit sulmohen nga persona të paidentifikuar

Video/ Incident para ndeshjes me Luftëtarin, tifozët e Partizanit

Një incident i pakëndshëm është regjistruar para ndeshjes së javës së 9-të të Kategorisë Superiore mes Partizanit dhe Luftëtarit.

Një video e siguruar nga Politiko.al tregon se tifozët e kuq janë sulmuar me sende të forta nga disa persona të panjohur në zonën e Komunës së Parisit, ndërsa nuk dihet ende arsyet.

Është dashur ndërhyrja e policisë që gjithçka të qetësohet dhe tifozët të shkonin në stadium për të ndjekur ekipin.

Sakaq, ndeshja përfundoi me rezultatin 2:1 për Partizanin, i cili tashmë kryeson Kategorinë Superiore me 22 pikë, dy më shumë se Skënderbeu.

[video width="640" height="368" mp4="http://politiko.al/wp-content/uploads/2018/10/video-1540142975.mp4"][/video]

Të fundit